Rreth nesh


Drejtoria e rezervave të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës është themeluar me Ligjin për rezervat e detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës ( “Gazeta zyrtare” nr. 84/08, 35/11, 84/12, 43/14 and 83/18). Drejtoria është organ i administratës shtetërore, kompetente dhe e autorizuar për formimin, mirëmbajtjen, ruajtjen dhe shitjen e rezervave të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës në Republikës së Maqedonisë së Veriut. Drejtoria për punën e saj jep përgjegjësi te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Financimi


Sigurimi i fondeve për krijimin, mirëmbajtjen dhe ripërtëritjen e rezervave të detyrueshme të naftës, si dhe aktivitetet dhe puna e Drejtorisë është e rregulluar nga nenet 21-26 të Ligjit të rezervave të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës.

Misioni dhe vizioni


Misioni: Krijimi i rezervave të detyrueshme të naftës, të paktën sasitë minimale të përcaktuara me ligj, ruajtja e tyre, ripërtërirja dhe menaxhimi i tyre.

Vizioni: Duke e marrë parasysh rëndësinë e forcimit të sigurisë së furnizimit me naftë bruto dhe derivate të naftës, në mënyrë që të shmanget çdo pengesë në funksionimin e tregut të brendshëm dhe për të ruajtur një nivel të lartë të sigurisë në furnizimin e derivateve të naftës në vend, rezervat e detyrueshme të naftës, duhet të sigurojnë stabilitet në treg, nëpërmjet mekanizmave të besueshme dhe transparente, në të njëjtën kohë të janë në përputhje me parimet e tregut të brendshëm dhe konkurrencës si dhe në përputhje me Direktivën Evropiane për rezervat e naftës.