Rreth nesh


Drejtoria e rezervave të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës është themeluar me Ligjin për rezervat e detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës ( “Gazeta zyrtare” nr. 84/08, 35/11, 84/12, 43/14 dhe 83/18). Drejtoria është organ i administratës shtetërore, kompetente dhe e autorizuar për formimin, mirëmbajtjen, ruajtjen dhe shitjen e rezervave të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës në Maqedoni. Drejtoria për punën e saj jep përgjegjësi te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rezervat e detyrueshme të naftës formohen me qëllim që Republikës së Maqedonisë së Veriut të rruajë në nivel të lartë sigurie dhe të sigurojë furnizimin me naftë të papërpunuar  dhe / ose derivate të naftës, njëkohësisht siguron kushte për ndërhyrje në furnizimin në treg me naftë dhe derivate të naftës dhe, në rast të shkatërrimit të sigurisë energjetike të shtetit, të shkaktuar nga ndërprerjet në furnizimin e derivateve të naftës me përmasa më të mëdha.

Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit maqedonas me legjislacionin e BE-së në segmentin e sigurisë së furnizimit, gjegjësisht në përputhje me direktivat e BE-së, të cilat i obligojnë shtetet anëtare që të rruajnë rezerva minimale të naftës së papërpunuar dhe / ose derivateve të naftës, e cila është një hap i rëndësishëm në procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, u miratua Ligji për rezervat e detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës, në të cilin u transponua vendimi 68/414 / EEC dhe Direktivat 73/238 / EEC dhe 2006/67 / KE. Ky ligj filloi të zbatohet që nga viti 2009 dhe i njejti pritet të hyjë në fuqi deri më 31.12.2018.

Duke pasur parasysh se Këshilli i BE-së në vitin 2009 miratoi një direktivë të re për rezervat e naftës, Republikës së Maqedonisë së Veriut përsëri krijoi përputhsmeri me legjislacionin evropian ku bëri transponim të Direktivës 2009/119 / BE në Ligjin e ri të rezervave të detyrueshme të rezervave të naftës (“Gazeta Zyrtare” nr. 144/14, 178/14, 199/15 dhe 197/17). Ky ligj duhet të fillojë të aplikohet që nga 01.01.2019.

Formimi, ruajtja, restaurimi dhe përdorimi i rezervave të detyrueshme u referohet një ose më shumë nga produktet e mëposhtme:

– vaj i papërpunuar;

– të gjitha llojet e karburanteve motorike dhe të aviacionit;

– të gjitha llojet e naftës dhe kerozinë;

– EL – vaj për përdorim shtëpiak;

– LPG;

– Mazut.

Kompetencat

Menaxhimi dhe qeverisja

Organogram

Lista e të punësuarëve në DRDNDN